Pësoi infarkt, ky është lajmi i fundit nga Casillas

18:30 | 03 Maj 2019

Një lajm i mirë ka ardhur për Casillias.

“Gjendja e Casillas është e mirë, ka shkuar gjithçka mirë. Ishim të shqetësuar, por për fatin e mirë, Iker është mirë dhe ekipi gjithashtu me të”. Kështu është shprehur Sergio Conceicao, trajneri i Portos, duke folur për gjendjen e portierit spanjoll, i cili vijon të jetë nën kujdesin mjekësor në spital.

“Futbolli është pjesë e jetës, por jeta në fakt është gjëja më e rëndësishme mbi çdo gjë”, deklaroi strategu. Ditën e sotme në spital ka shkuar bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, dhe presidenti i Portos, Pinto da Costa.

“Është mirë dhe i qetë. Jemi duke ndjekur protokollin mjekësor dhe nuk mund të flasim shumë. Ideja kryesore është që ai të lërë spitalin ditën e hënë. Evolucioni i tij është shumë i mirë dhe do të shkojë sipas planit”, ka shpjeguar bashkëshortja e tij për mediat spanjolle.

Komento: