Ky është shteti që refuzon më së shumti vizat

18:36 | 03 Maj 2019

Vizat janë temë e diskutimit në çdo shtet.

Konsullatat e zonës ‘Shengen’ refuzuan 9.6% të aplikimeve për viza për qëndrim të shkurtër gjatë vitit 2018.

Sipas statistikave, numri i refuzimeve të vizave ka shënuar rritje në katër vitet e fundit, transmeton Indeksonline.

Përkundër që ka një numër të vogël të banorëve, Malta vazhdon të jetë vendi ku më së shumti refuzohen vizat, shkruan ‘Schengen Visa Info’.

Autoritetet malteze refuzuan 20.4% të vizave vitin e kaluar. Numri i aplikuesve ishte 32.331.

Pas saj, vjen Belgjika e cila përqindjen e refuzimit të vizave e ka 16.8%. Top treshen e mbyll Portugalia.

Komento: