Konjufca për ish-presidentin kroat: Stipe Mesiq ia shpalli vdekjen Jugosllavisë

11:19 | 12 Qershor 2024
konjufca-per-ish-presidentin-kroat:-stipe-mesiq-ia-shpalli-vdekjen-jugosllavise

Në seancën solemne me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit, në Kuvendin e Kosovës është ftuar edhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa e ka ftuar presidentin Mesiq për ta marrë fjalën, e ka përshkruar atë si njeriu që ia ka shpallur vdekjen Jugosllavisë.

“Po ia japë fjalën atij që si president ia shpalli vdekjen Jugollsavisë. Presidentit kroat nga viti 2000-2010, shkëlqesinë e tij z.Mesiq”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj deklarate të Konjufcës, kryeministrit Albin Kurti shihet që i shkon buza në gaz.

Konjufca tutje ka treguar se Stipe Mesiq gjatë këtij viti do të mbush 90 vjet.

Komento: