Para derbit me Torinon, Juventus merr lajmin e zi

19:32 | 03 Maj 2019

Emre Can është tërhequr zyrtarisht nga skuadra e Juventusit për Derby della Mole që luhet sonte me Torino.

Juve njoftoi të premten në mëngjes se Emre Can kishte një problem të muskujve dhe nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë kundër Torinos, përcjell ORAinfo.

Zëvendësimi i mesfushorit në skuadrën e tyre është 20 vjeçari, Simone Muratore.

Muratore gjithashtu luan në mesfushë dhe ka bërë 36 paraqitje për Bianconerët këtë sezon./ORAinfo/

Komento: