Para ndeshjes me Celtan, Valverde ka marrë këtë vendim të papritur

20:11 | 03 Maj 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka marrë një vendim për një ndryshim në formacionin e lojtarëve.

Skuadra e Barcelonës do të ketë një ndeshje në La Liga, para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve, në ‘Anfield’.

Aty ku kanë siguruar titullin e kampionit, skuadra katalane do të ketë punë me skuadrën e Celta Vigos.

Edhe pse janë shpallur matematikisht kampionë, Ernesto Valverde insiston se skuadra e tij ka motivin e duhur për të luajtur ndaj Celtas.

“Ne po përgatitemi për këtë ndeshje sikur për të gjithë ndeshjet e tjera, me dëshirën për të shtuar tri pikë” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.

“Ne do të futemi në këtë ndeshje pas tri javëve me shumë dëshirë dhe do të bëjmë disa ndryshime, pasi janë të domosdoshme. Do të ketë ndryshime dhe skuadra është e motivuar, ua garantoj” ka thënë tutje trajneri i katalanëve.

“E dimë se ndeshja me Liverpool do të jetë e vështirë, por ne duhet të fokusohemi tek Celta” ka shtuar ndër të tjerash Valverde.

Në anën tjetër, në Premierligë, skuadra e Liverpool do të ketë përballë skuadrën e Neëcastle, në një ndeshje ku tri pikët janë jetike për të mbajtur gjallë shpresën për titullin, para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës.

Komento: