Përfundon takimi Juventus-Torino, rezultati i papritur

22:31 | 03 Maj 2019

Ka përfunduar me barazim derbi italian mes Juventusit dhe Torinos.

Juventus nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në derbin ndaj Torinos. Në “Allianz Stadium” bardhezinjtë dominojnë në lojë, por do të ndëshkoheshin shumë shpejt nga një gabim i tyre.

Në minutën e 17-të një përgjumje e Pjanic shfrytëzohet më së miri nga Sasa Lukic, i cili i rrëmben topin dhe më pas e dërgon me lehtësi në rrjetë. Bardhezinjtë kërkojnë në çdo mënyrë golin e barazimit, por nuk do të arrinin që të shfrytëzonin rastet e krijua në portën kundërshtare.

Ronaldo dhe Matuidi i afrohen golit të barazimit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, ekipi i Allegrit shton presionin, por do të shënonin vetëm 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Spinazzola kroson mjaft mirë nga krahu i majtë për Cristiano Ronaldon, i cili me një hedhje të bukur arrin që ta dërgojë topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i 601 në karrierë për klube për Cristiano Ronaldon, një më shumë se Messi, ndërkohë që këtë sezon ka shënuar 21 gola

Komento: