Barcelona është e vendosur të paraqesë një ofertë prej 30 milion dollarësh për Willianin e Chelseas, thotë The Sun.
Kampionët e La Ligës kishin ofruar marrëveshje me 50 milionë funte plus Malcolm në janar, por oferta e tyre më e ulët pasqyron faktin se Willian ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij të tanishme, përcjell ORAinfo.
Ylli brazilian u shfaq 50 herë për Blues këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola./ORAinfo/