Arrestohet një kosovar në Hungari, u kap me 11kg marihuanë

12:48 | 20 Qershor 2024
arrestohet-nje-kosovar-ne-hungari,-u-kap-me-11kg-marihuane

Policia hungareze ka arrestuar një shtetas kosovar pasi e kapi duke tentuar të kontrabandonte 11 kilogramë marihuanë në Hungari përmes kufirit serbo-hungarez.

Policia ka gjetur drogën në veturën e tij teksa po kalonte kufirin të dielën, raportoi DailyNewsHungary.

Zyra e prokurorit ka thënë se ka rrezik nga ikja e tij, prandaj edhe ka vendosur për ndalim në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.

Komento: