Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Spanjës solli mbrëmë shumë emocione të bukura, edhe pse Kombëtarja jonë humbi me rezultatin 0-1.
Por vëmendjen në këtë ndeshje nuk e morën vetëm lojtarët në fushë, pasi një spektakël të vërtetë e dhanë edhe tifozët shqiptarë në stadium.
Tifozët shqiptarë kanë lënë mbresa për atmosferën fantastike që kanë krijuar. Mes mijëra tifozësh edhe shumë figura të njohura nga bota e televizionit, muzikës dhe modës ishin në mes të këtij spektakli, duke nxjerrë në pah se futbolli është më shumë se një sport, por një lidhje që bashkon gjithë shqiptarët.
Vajzat VIP shqiptare, të njohura për elegancën dhe stilin e tyre, u shfaqën për të mbështetur ekipin kombëtar.
Me veshje kuq e zi, simbole të flamurit shqiptar dhe aksesorë që tregonin krenarinë kombëtare, tifozet shqiptare treguan mbështetjen e tyre për djemtë e kombëtares.
Pavarësisht rezultatit në fushë, ndeshja Shqipëri-Spanjë tregoi edhe njëherë se dashuria për futbollin dhe për kombin bashkon shqiptarët kudo që janë.