Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka qëndruar në Klan Kosova, i ftuar për një intervistë në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.
Mirëseardhje në televizion i ka uruar edhe Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.
Intervista e Hovenierit në Klan Kosova të cilën mund ta ndiqni nga ora 20:45 vjen një ditë para se vendi i tij të festojë 248 vjetorin e pavarësisë.
Të martën në ceremoninë e organizuar në ambasadën amerikane në Prishtinë për nder të kësaj dite, i dërguari i Uashingtonit në Prishtinë tha se SHBA-ja ndihet krenare për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë këtij çerekshekulli.