Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 248 vjetorin e Pavarësisë, ku tha se shprehin falënderimet për miqësinë e përjetshme me Kosovën.
Gërvalla më tej tha se angazhimi dhe përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Ambasadorin Hovenier, festuam Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, vendit që ka frymëzuar breza të tërë dhe ka mbështetur kombet në rrugën e tyre drejt lirisë dhe demokracisë”, shkroi Gërvalla.
At the @USEmbPristina, we celebrated Independence Day with Ambassador Hovenier, honoring the nation that has inspired generations and supported the path to freedom and democracy. With pride and gratitude, we wish our American friends a happy Independence Day. God bless America! pic.twitter.com/2vZWolVKFl
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 4, 2024