Pas futjes në fuqi të “Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, të gjithë ish-shtetas të Kosovës që kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë dhe kanë hequr dorë nga ajo e Kosovës, tani mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Berlin njofton për procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Dokumentet e nevojshme për rifitimin e shtetësisë së Kosovës për personat madhorë janë:
Dokumente të nevojshme për persona nën moshën 18 vjeç janë:
Parashtrimi i kërkesave bëhet pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi e ka vendbanimin.
Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Mynih dhe Stuttgart).Afati për shqyrtimin e kërkesave për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë është brenda njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh.
Republika e Kosovës e njeh shtetësinë e shumëfishtë që do të thotë se shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve të tjera dhe kjo nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin./albinfo.ch