Lajm i papritur, ky është ekipi i ri i Balotellit

22:59 | 04 Maj 2019

Balotelli me shumë gjasë do të kthehet përsëri në Itali.

Pasi siguroi ngjitjen në elitë, Brescia ka nisur të mendojë për merkaton. Madje, sipas mediave italiane, skuadra më e re e Seria A dëshiron të bëj një merkato të çmendur.

Emrat “BIG” nuk mungojnë dhe sipas “Corriere della Sera” dhe “Corriere dello Sport”, Mario Balotelli është ai që intrigon së tepërmi. 28 vjeçari është një djalë i këtij qyteti, teksa shtëpia e tij ndodhet 200 metra larg stadiumit të Brescia.

Balotelli është aktualisht nën kontratë me Marseille, e cila skadon këtë verë.

Në rast të një transferimi te Brescia, ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit do të bashkohet me futbollistin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj.

Komento: