Kthehet moti i nxehtë në Kosovë, sot temperaturat deri në 32 gradë

08:18 | 06 Korrik 2024
kthehet-moti-i-nxehte-ne-kosove,-sot-temperaturat-deri-ne-32-grade

Sot në Kosovë do të mbajë kryesisht mot me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet prej 28 deri në 32 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Komento: