Deputeti i VV-GUXO: Nuk e di çka po ndodhë për urën e Badovcit, do ta shtroj si temë në Komision

11:02 | 06 Korrik 2024
deputeti-i-vv-guxo:-nuk-e-di-cka-po-ndodhe-per-uren-e-badovcit,-do-ta-shtroj-si-teme-ne-komision


Deputeti i koalicionit VV-GUXO, Ekrem Mustafa, njëherit anëtar tek Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim , thotë se nuk është në dijeni për situatën e krijuar tek Ura e Badvocit, por që thotë se kur punimet fillojnë ato duhet me përfunduar.

‘’Nuk jam në ngjarje për këtë çështje. Si do që të jetë, ku do që ndodhet ura, është keq sepse e dijmë që krijohen pakënaqësi dhe kur fillojnë punimet duhet me u kry’’ thekson ai.

Ai nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur kjo vonesë për ndërtimin e asaj ure.

‘’Por çka ka ndodhë, tek ka ndodhur nuk e di. Por pse po ndodhin këto probleme mund të jetë për shkak se kompanitë po e marrin punën, po fillojnë me punua, po e neglizhojnë punën, por nuk e di për këtë rast’’ deklaron ai.

Për këtë çështje, deputeti Mustafa, thotë se do ta shtroj në komision si çështje.

‘’Por do ta shtroj si çështje në komision në mbledhjen e ardhshme’’ potencon ai.

Komento: