Berisha tallet me Pecin: Kosova s`mund ta sigurojë bukën e motmotit edhe nëse mbillen livadhet e Dimal Bashës

11:38 | 06 Korrik 2024
berisha-tallet-me-pecin:-kosova-s`mund-ta-siguroje-buken-e-motmotit-edhe-nese-mbillen-livadhet-e-dimal-bashes

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është tallur keq me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili dje ka thënë se Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e motmotit.

Ai ka thënë se pretendimi i minsitrit është ganjeshter e pastër.

Në profili e tij në “Facebook”, Berisha ka ironizuar duke thënë se Kosova bukën e motmotit nuk mund ta sigurojë edhe po t`i mbjelltë edhe livadhet e Dimal Bashës.

“Ky Peci i Vjosës&Gervallës është mësu me rrejt ose thën më butë, me gënjy si Albini. Nuk thotë populli kotë një fjalë; me kë të rrish, ashtu bëhesh! Gjithë livadhet e Kosovës duke i përfshi edhe livadhet e Dimal Bashës me i mbjellën, është pikëpytje a mundesh me siguru bukën e motmotit”, ka shkruar Berisha.

 

Komento: