Shabani për urën e Badovcit: Nuk e kemi diskutuar në Komision, por do të flasim për të

12:03 | 06 Korrik 2024
shabani-per-uren-e-badovcit:-nuk-e-kemi-diskutuar-ne-komision,-por-do-te-flasim-per-te


Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, njëherit anëtar tek Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për FrontOnline thotë se deri më tani nuk ka ardhur në raportim çështja për urën e Badovcit, por se thotë se do të raportohet edhe për shumë çështje tjera kur të mblidhet komisioni ku ai është anëtar.

‘’Ende nuk ka ardhur në raportim, por do të raportohet edhe për shumë çështje tjera, e do të flasim edhe për këtë urën’’ thotë ai.

Deputeti Shabani, deklaron se duhet pasur parasysh që Qeveria aktuale, është në vitin e saj të katërt qeverisës dhe i ka pasur 15 miliardë euro buxhet, por që nuk ka realizuar ndonjë projekt madhor.

‘’Kemi parasysh që kjo Qeveri është në vitin e katë qeverisës, i ka pasur në dispozicion 15 miliardë euro dhe nuk ka realizuar asnjë projekt madhor’’ shprehet ai.

Për të Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë premtim të caktuar.

‘’Pra kjo Qeveri nuk e ka bërë asnjë premtim të caktuar’’ thotë ai.

Komento: