Ish-zëvendësministri i Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për FrontOnline, thotë për FrontOnline, se është banal arsyetimi i Ministrisë së Infrastrukturës, sa i përket ndërtimit të urës së Badovcit.
‘’Për herë të dytë është shkatërru Baypassi që është bërë tek Badovci. Çështja më banale që unë e shoh është se ministria thotë se është niveli i ujit që nuk po i lë me punuar, pra sipas tyre liqeni nuk po i lë me punu’’ thotë ai.
Matoshi, deklaron se kjo pengesë tregon paaftësinë e Qeverisë Kurti për me përfundu projekte të mëdha.
‘’Kjo është pengesë e madhe dhe e shpërfaq edhe njëherë paaftësinë e kësaj Qeverie për me kry projekte dhe me kry punë’’ thekson ai.
Ish-zëvendësministri, potencon se po ashtu kjo është paaftësi për menaxhimin e kontratave.
‘’Kjo është totalisht paaftësi për menaxhim të kontratave’’ deklaron Matoshi.