Demi ironizon me ‘sukseset’ e Qeverisë: Në fund, militantët ankohen se pushtetin po e kritikojnë ata që kanë mbetur pa taxhi

17:31 | 06 Korrik 2024
demi-ironizon-me-‘sukseset’-e-qeverise:-ne-fund,-militantet-ankohen-se-pushtetin-po-e-kritikojne-ata-qe-kane-mbetur-pa-taxhi

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi në një postim së fundi, ka ironizuar me ministrat e Qeverisë së Kosovës, duke përmendur disa prej çështjeve kryesore që ata i paraqesin si suksese të tyre.

Ai ka shkruar për rregulloren e punës në PTK, bazën ligjore për duhanin, Ligjin për mbrojtjen e e konsumtatorit e të tjera.

Krejt në fund, sipas tij, Qeveria do të ankohet se institucionet gjyqësore nuk po ua lejojnë qeverisjen.

“…edhe krejté krejtë në fund,, militantët kanë me u anku se pushtetin po e kritikojnë ata që kanë mbetë pa taxhi prej partive që kanë qenë në pushtet, por harrojnë se ata që kanë ndryshu janë pikërisht ata vetë.”.

Në fund, Demi ka thënë:

“Kanë me u anku se po jau bojmë ‘Procesin e Heses’, si e shkrujti një ditë ne facebook një këshilltar i Ministres se Arsimit, duke aludu ne ‘Procesin e Kafkes’, 😂🤦, pak para se shefja e tij ta bente pamBuk nobelistin turk”.

Komento: