Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Izmir, iu flet për mundësitë e investimeve në Kosovë

20:20 | 06 Korrik 2024
kurti-takohet-me-mergaten-shqiptare-ne-izmir,-iu-flet-per-mundesite-e-investimeve-ne-kosove

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi ka takuar pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare nga Stambolli, Izmiri, Bursa e Manisa.

Kurti në këtë takim foli për indikatorët ekonomikë, që sipas tij, tregojnë rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, rritjen e të hyrave tatimore për 2/3 dhe nivelin e punësimit.

“Kryeministri gjithashtu veçoi arsyet se pse Kosova ofron një mjedis të favorshëm për investime, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, besimin në institucionet publike, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating”.

“Me këtë rast, ai u bëri thirrje që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë, teksa shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, sa në ruajtjen e raporteve të mira, aq edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë tubim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay, me të cilin Kurti gjithashtu pati një takim gjatë qëndrimit në Izmir.

Komento: