Rashiq u premton dy familjeve në Shtërpc renovimin e shtëpive

23:17 | 06 Korrik 2024
rashiq-u-premton-dy-familjeve-ne-shterpc-renovimin-e-shtepive

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, u ka premtuar dy familjeve në Shtërcp renovimin e shtëpive në Shtërpc, komunë kjo u udhëhequr nga Lista Serbe.

“Renovimi i këtyre shtëpive është i një rëndësie kyçe për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë kushte të mira jetese”, tha Nenad Rashiq, siç e citoi “Radio KiM”.

Siç e citoi më tej mediui serb të ketë thënë Rashiq, “këto vizita janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për përmirësimin e kushteve të jetesës së të kthyerve dhe familjeve në nevojë sociale në të gjithë vendin”.

Ministri Rashiq premtoi se ministria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për këto familje dhe të punojë për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës./Front Online/

Komento: