Szunyog pas largimit të Ahmetxhekajt nga RTK: Presim që drejtori i ri të emërohet përmes një procesi meritor

16:00 | 07 Korrik 2024
szunyog-pas-largimit-te-ahmetxhekajt-nga-rtk:-presim-qe-drejtori-i-ri-te-emerohet-permes-nje-procesi-meritor

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas largimit të Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Szunyog shkroi në “X” se dëshiron ta theksojë rëndësinë e pavarësisë editoriale në RTK.

“Dua ta theksoj rëndësinë e një transmetuesi publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale”, shkroi ai.

Szunyog i shprehu mirënjohje Ahmetxhekajt për “përpjekjet e tij në përmirësimin e menaxhimit financiar të RTK-së”.

“BE-ja në Kosovë pret që Drejtori i ri i Përgjithshëm të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita”, shkroi ai.

Komento: