Kreu i Malishevës: I siguruam paratë për projektin e ujit të pijes, por Qeveria nuk po na përkrah

09:03 | 08 Korrik 2024
kreu-i-malisheves:-i-siguruam-parate-per-projektin-e-ujit-te-pijes,-por-qeveria-nuk-po-na-perkrah


Kreu i Malishevës, Ekrem Kastrati, thotë se i kanë siguruar paratë për këtë projekt në Austri, përmes një kredie të butë me afat kthimi prej 20 vitesh dhe se projekti do të përfundonte brenda tri viteve, por për shkak të neglizhencës së Qeverisë kjo nuk po ndodhë.

‘’Ne i kemi gjetur paratë për këtë projekt, përmes një kredie të butë nga Austria për me i kthyer për 20 vjet e që ujë kishim mundur me pasur pas tri viteve që banka ka kërkuar një garancion si letër mbështetëse nga Ministria e Financave, që Qeveria na përkrah neve në këtë projekt, por s’kemi marr përgjigje edhe pse fondet janë siguruar’’ potencon ai për FrontOnline.

Kastrati, thotë se Qeveria e Kosovës, ka qenë dashur të i bëjë dy veprime për këtë çështje.

‘’Qeveria ka qenë dashur të i bëjë dy veprime, së pari lejimin e fondeve nga Austria, por edhe hapi i dytë me autorizu sistemin e KRU Gjakova për me pasur ne të drejtën që me marr qasjen ne atje’’ thekson ai.

Komento: