Temperaturat e larta, policia në Pejë apelon qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve

12:41 | 08 Korrik 2024
temperaturat-e-larta,-policia-ne-peje-apelon-qytetaret-qe-te-shmangin-ndezjen-e-zjarreve

Policia në Pejë u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve, kjo për shkak të temperaturave të larta.

Gjithashtu kanë bërë thirrje që të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenjeve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenjeve”.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Komento: