46-vjeçari arrestohet nga policia pasi gjuajti me kallashnikov

12:43 | 08 Korrik 2024
46-vjecari-arrestohet-nga-policia-pasi-gjuajti-me-kallashnikov

Të dielen në fshatin Katund i Ri të Pejës, në një shtëpi ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar një të dyshuar, H.H, 1978.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Pasi kanë kryer vendshikimin, organet e rendit kanë gjetur tre fishekë të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër.

Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar, njofton policia.

Komento: