25 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi: Serbia po vazhdon t’i lavdërojë kriminelët e luftës

15:53 | 08 Korrik 2024
25-vjet-nga-vrasja-e-vellezerve-bytyqi:-serbia-po-vazhdon-t’i-lavderoje-kriminelet-e-luftes

Janë bërë 25-vjet nga vrasja e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Ata ishin arrestuar nga Serbia, në fund të qershorit, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin teksa po përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë.

Gjatë paraburgimit ata u zhdukën e më pas trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në Serbinë Lindore.

E në këtë ditë ata i ka përkujtuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e akuzoi shtetin serb, se po vazhdon t’i lavdërojë kriminelët e luftës.

“Familja e Yllit, Agronit, dhe Mehmet Bytyqit, qytetarë amerikanë të vrarë brutalisht 25 vjet më parë, ende kërkojnë drejtësi. Edhe sot e kësaj dite, regjimi i Serbisë vazhdon të lavdërojë kriminelët e luftës, në vend që t’i mbajë ata përgjegjës. Nuk do të pushojmë derisa keqbërësit të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo në X.

Komento: