Sadikaj i SSHK-së për arratisjen e Hajrizit: Nga Smrekonica mundet me dalë gjithkush

17:33 | 08 Korrik 2024
sadikaj-i-sshk-se-per-arratisjen-e-hajrizit:-nga-smrekonica-mundet-me-dale-gjithkush


Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj, nuk e sheh si ikje arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës. Për të është largim nga kjo qendër dhe jo ikje.

‘’Aty mundet gjithkush me dalë. Kur dojnë munden me u largu prej aty. Kjo është largim dhe jo ikje. Ikje është nëse ik nga Dubrava. Në Smrekonicë nuk ka ikje, ka largim’’, deklaron ai.

Ai nuk e sheh shumë problem nëse dikush largohet sipas tij nga QKS-ja.

‘’Nuk është aq problem, shkon punon, pa oficer, pa askënd. Nuk është problem me u largu, jo me ik, me u largu’’ thekson ai.

Sadikaj, thotë se ka një dallim mes ikjes dhe largimit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, derisa thotë se ikje mund të konsiderohet nëse dikush ikë nga Burgu i Dubravës.

‘’Ikja dhe largimi dallojnë. Ikja është kur ka pengesa, mure mbrojtëse, xhemba si Dubrava, a në Smerkonicë është ndryshe’’ shprehet ai.

Komento: