Lehtësimi i procedurave në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë, Sveçla: Nga sot, një ndalesë – një kontroll

18:15 | 08 Korrik 2024
lehtesimi-i-procedurave-ne-pikekalimet-kufitare-me-shqiperine,-svecla:-nga-sot,-nje-ndalese-–-nje-kontroll

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij nga Shqipëria, Taulant Balla nënshkruan protokollin për kontroll të përbashkët kufitar në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

Sveçla u shpreh i lumtur, pasi bashkë me Ballën vizituan pikëkalimin kufitar në Qafë Morinë.

“Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë dhe filloi së zbatuari marrëveshja e trafikut lokal për banorët e brezit kufitar të Kosovës dhe Shqipërisë, jam jashtëzakonisht i lumtur që sot, bashkë me mikun dhe homologun tim të Republikës së Shqipërisë Taulant Balla nënshkruam protokolin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush”, shkroi Sveçla,

“Nga sot e tutje, do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll”, shtoi ai.

“Me vullnetin më të mirë, lehtësojmë procedurat tona duke lehtësuar kështu edhe jetën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë ndërsa bashkëpunojmë në luftimin me çdo kusht të të gjitha llojeve të krimit”, shkroi ministri.

Komento: