Tahiri: Qeveria Kurti po ik nga ballafaqimi me publikun

21:44 | 08 Korrik 2024
tahiri:-qeveria-kurti-po-ik-nga-ballafaqimi-me-publikun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti, po ik nga ballafaqimi me publikun.

“Kjo është një qeveri që në secilin ballafaqim me publikun këta ikun prej letërnjoftimit të vet si qeveri 4-vjeçare, cili është ky komunikim,” tha Tahiri.

Ai thotë se gjatë dy viteve të fundit, AAK-ja ka qenë grupi më aktiv e poashtu thotë se edhe vetë ai ka qenë deputeti më aktiv.

“Aleanca ka qenë grupi parlamentar më aktiv në 2 vitet e kalume, unë kam qenë deputeti më aktiv edhe në aspektim e diskutimit por edhe të përmbajtjes, ne kemi ngrit me dhjetëra debate, 12 tryeza i kemi mbajtë në kuvend, ne kemi qenë ata që kemi dalë në terren, jemi ballafaqu me çdo element që është problematik,” ka thënë Tahiri në RTV Dukagjini.

Komento: