Deputeti i VV-së: Nuk mund të procedohet në Kushtetuese draft-statuti i cili s’është dokument i organeve qeveritare

10:31 | 09 Korrik 2024
deputeti-i-vv-se:-nuk-mund-te-procedohet-ne-kushtetuese-draft-statuti-i-cili-s’eshte-dokument-i-organeve-qeveritare


Ndryshe nga opozita, deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, ka mendim tjetër për draft-statutin e Asociacionit.

Batusha në një prononcim për Front Online thotë se nuk mund të procedohet në Kushtetuese drafti i cili nuk është dokument i organeve qeveritare.

Ai thotë se zgjidhja e vetme është nënshkrimi i dy palëve me marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Përderisa draft-statuti i propozuar nuk është dokument i organeve qeveritare të Republikës nuk mund të procedohet në Gjykatën Kushtetuese. Zgjedhja është të kemi marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare më nënshkrime të dy palëve dhe me garanci ndërkombëtare”, vlerësoi Batusha.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, njërën më 2013 dhe tjetrën 2015.

Në 2023-ten, Bashkimi Evropia ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim, por që më vonë kryeministri Kurti, e vlerësoi si “non-paper” këtë draft-statut.

Komento: