Afër 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve për dy muaj në veri

17:38 | 09 Korrik 2024
afer-2-mije-kerkesa-per-konvertimin-e-patente-shofereve-per-dy-muaj-ne-veri

Për dy muaj janë bërë 1 mijë e 941 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve vetëm në veri të vendit, ndërkaq numri i përgjithshëm është 2 mijë e 294.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vetëm sot janë bërë 121 kërkesa në gjithë vendin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në Leposaviq deri më tani janë 598 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 621, në Zubin Potok 328 dhe në Zveçan 394 kërkesa.

Komento: