Presidentja shtrëngon duart me Blinken: Aleanca me SHBA-të një gurthemel për stabilitetin

17:40 | 09 Korrik 2024
presidentja-shtrengon-duart-me-blinken:-aleanca-me-shba-te-nje-gurthemel-per-stabilitetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Washington në forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s.

Shefja e shtetit sot ka publikuar një fotografi bashkë me Sekretarin Blinken, të cilin e ka falënderuar për pritjen dhe diskutimin e mbajtur në kuadër të forumit.

Osmani ka thënë se aleanca me SHBA është gurthemel për stabilitetin dhe për të ardhmen globale.

“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

Komento: