Qehaja: MAShT-i të vijë me opsion ideal që garanton shpërndarjen e librave me kohë

18:26 | 09 Korrik 2024
qehaja:-masht-i-te-vije-me-opsion-ideal-qe-garanton-shperndarjen-e-librave-me-kohe

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja ka thënë se furnizimi me kohë me tekste shkollore për nxënësit është problem i kahmotshëm.

Në emisionin “FIVE”, eksperti i çështjeve të arsimit, Qehaja ka thënë se pret nga Ministria e Arsimit që të vijë me një opsion të duhur e ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator kur edhe fillon procesi mësimor në Kosovë.

“Furnizimi me libra është problem i kahmotshëm. Presim nga MAShT-i me ardhë me një opsion të duhur, ideal që garanton tekstet shkollore më 1 shtator”, ka deklaruar Qehaja.

Ai ka thënë se nëse vonohen përgatitjet e duhura nga ministria dhe akterët e tjerë në procesin e subvencionimit të librave atëherë ka rrezik që do ketë sërish vonesa në furnizim me libra.

Sipas tij, MAShT-i me seriozitet duhet të sigurojë hapjen e platformës e-Kosova në kohë, shpërndajen e mjeteve te prindërit me kohë, e pastaj procedurat e tjera që të mos ketë vonesa.

Ai thotë se për shkak që sistemi arsimor në Kosovë është i kufizuar në tekst shkollor, çdo ditë vonese e cenon mësimdhënien.

 

Komento: