Islami: Nuk pres që të ketë sulm tjetër në Veri

20:24 | 09 Korrik 2024
islami:-nuk-pres-qe-te-kete-sulm-tjeter-ne-veri


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, për “Front Online” thotë se deklaratat nga krerët e shtetit të Kosovës, për përsëritje të sulmit në veri të Kosovës duhet të merren me shqetësim nga ndërkombëtarët.

“Deklaratat e krerëve të shtetit duke filluar nga kryeministri, presidentja dhe së fundmi deklaratat e kryeparlamentarit Konjufca se në Veriun e Kosovës mund të ripërërseritet një Banjskë e dytë, duhet merren shqetësuese nga Bashkësia Ndërkombëtare”, thotë ai.

Për këtë Islami thotë se ndërkombëtaret duhet t’i marrin si shqetësuese për faktin se në Kosovë sigurinë e garanton prezenca e NATO-s përmes KFOR-it.

“E them për bashkësinë ndërkombëtare ngase për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, është përgjegjëse aleanca veriatlanike në këtë rast KFOR-i, janë të detyruar që sigurojnë sovranitetin dhe të mos lejojnë grupe terroriste të hynë brenda Kosovës. Dhe dihet se grupet e ndryshme kriminale janë duke u trajnuar buzë kufirit me Kosovën. Prandaj nuk është lajm i ri dhe grupe të tilla mund dhe tentojnë të hynë në Kosovë, duke e pasur parasysh gjendjen në terren”, thekson ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë thotë se gjërat kanë ndryshuar nga shtatori i vitit të kaluar, duke potencuar se nuk pret të merret ndonjë veprim sulmi në Veri të Kosovës.

‘’Por gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht nga shtatori i vitit të kaluar dhe institucionet e sigurisë e kanë nën kontrolle 99% gjithë territorin e Kosovës e veçanti veriun e Kosovës me masa të shtuara, prandaj duke pasur parasysh vigjilencën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in janë në gjendje të gatishmërisë, dhe duke e ditur gatishmërinë e tyre, unë nuk pres se do të merret një veprim i tillë. Prandaj nuk do të thotë që një aventurë e tillë të mos bëhet nga ana e grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia, por unë nuk e besoj ta merr në aksion të tillë, sepse do të zmbrapsen”,  thekson Islami.

Komento: