Ka ndërruar jetë ish-senatori amerikan, Jim Inhofe, ishte mbështetës i Kosovës

20:31 | 09 Korrik 2024
ka-nderruar-jete-ish-senatori-amerikan,-jim-inhofe,-ishte-mbeshtetes-i-kosoves

Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, një ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, ka vdekur, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.

Përndryshe Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.

Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, ka raportuar CNN.

Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.

Ai kishte një karrierë politike 55-vjeçare dhe njiher pë rolin e tij shumë të rëndësishëm.

Komento: