Ambasadori i BE-së përfundon mandatin e tij në Kosovë, Haradinaj e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin

21:54 | 09 Korrik 2024
ambasadori-i-be-se-perfundon-mandatin-e-tij-ne-kosove,-haradinaj-e-falenderon-per-angazhimin-dhe-bashkepunimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpreh konsideratën për angazhimin e ambasadorit të BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog në proceset me rendësi për Kosovën.

Kështu është shprehur Haradinaj me rastin e përfundimit të mandatit si ambasador i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

“Në pritjen lamtumirëse për nder të ambasadorit të BE-së në Kosovë z. Tomáš Szunyog, i shpreha konsideratën time për angazhimin e tij personal në proceset me rendësi për Kosovën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Mbetemi gjithmonë të përkushtuar për bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorin ndërkombëtar në Kosovë drejt arritjes së objektivave strategjike të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Komento: