Kryasamblisti i VV-së në Malishevë: Problemi me ujin e pijes nuk ka lindur sot

10:14 | 10 Korrik 2024
kryasamblisti-i-vv-se-ne-malisheve:-problemi-me-ujin-e-pijes-nuk-ka-lindur-sot

Shefi i asamblistëve të VV-së në Malishevë, Veton Zogaj, për FrontOnline, thotë se problemi me ujin e pijes nuk është problem që ka lindur tani.

‘’E para problem i ujit të pijes për banorët e komunës së Malishevës nuk është problem që ka lindur sot dhe aty për aty, me mungesën e ujit të pijes ballafaqohen më shumë se 60% e qytetarëve në fshatra dhe në qytetin e Malishevës. Qeverisja komunale në Malishevë e cila është ne mandatin e saj të tretë radhazi, asnjëherë nuk e ka orientuar si prioritet për ti dhënë zgjidhje këtij problemi’’ thotë Zogaj.

Zogaj, thotë se kjo çështje është diskutuar vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Çështja e mungesës së ujit tëpijshëm është diskutuar vetëm gjatë fushatave elektorale zgjedhore, të cilat kryetari aktual dhe zyrtar të partisë në pushtet i përfundonin me disa fotografi me përfaqësuesit e ujësjellësit të Radoniqit, kinse tash po i japim zgjidhje këtij problemi e që fatkeqësisht përfundonin me t’u përmbyllur fushata zgjedhore dhe me të marrë mandatin qeverisës. Po ashtu nuk duhet harruar se komuna e Malishevës për vite me radhë ka shpenzuar qindra mijëra euro për ujësjellës pa pasur një studim të detajuar a ka burime të ujit në ato vende ku janë bërë shpimet e ku janë shpenzuar mos edhe miliona euro kot’’ shprehet ai.

Shefi i asamblistëve të VV-së në Malishevë, thotë se çështja për ujin është ngritur thuajse në secilën seancë nga grupi tij kuvendar në këtë komunë.

‘’Natyrisht që kjo temë është ngritur pothuajse në secilën seancë të Kuvendit Komunal nga grupi i asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por edhe nga anëtarë tjerë të Kuvendit. Madje ne kemi dhënë ide konkrete që në projekt buxhetet vjetore komunale ti jepet prioritet zgjidhjes së problemit të ujit të pijes, duke ndarë buxhet për financimin e projekteve te reja, por edhe për mirëmbajtjen dhe riparimin e ujësjellësve aktual. Fatkeqësisht kërkesat tona, idetë tona, ose janë injoruar nga qeverisja komunale, ose janë mbi votuar me votën kundër në shumicën e rasteve. E ku orientimi i buxhetit komunal në vazhdimësi është bërë në dy ose tri projekte të mëdha kapitale të cilat kanë marrë koston mbi 80% të të gjithë buxhetit për investime’’ thekson ai.

Hoti thotë ka zgjidhje për ujin e pijshëm duke treguar se kjo do të mund të bëhet vetëm me kyqje në Liqenin e Radoniqit.

‘’Në fund, problemi i ujit të pijshëm për qytetarët e komunës së Malishevës, ka vetëm një zgjidhje që është kyçja me ujësjellësin e Radoniqit. Dhe ky projekt mund të realizohet vetëm përmes nivelit qendror dhe donacioneve nga jashtë, çdo fjalë tjetër e dhënë nga qeverisja komunale është premtim koti dhe shmangieje nga përgjegjësitë që u takojnë’’ deklaron ai.

Komento: