
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar sot një fotografi nga një arë me grurë.
“U ba buka e mot-motit!”, ka qenë përshkrimi që i ka vendosur kësaj fotografie ministri në shoqërimin e kryeministrit Albin Kurti.
Ministri Peci ka thënëse Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e motmotit.
Lidhur me këto deklarata ka reaguar, Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Përmes një shkrimi, Rukiqi thotë se mburrja me rendimentet e grurit është një trashëgimi e mentalitetit komunist.
Sipas tij, në periudhën komuniste, rendimenti i grurit ishte një nga matjet kryesore të suksesit ekonomik.
“Në periudhën komuniste, rendimenti i grurit ishte një nga matjet kryesore të suksesit ekonomik. Politikat e kolektivizimit dhe industrializimit shpesh përqendroheshin në bujqësi, dhe propaganda shtetërore promovonte suksesin e grurit si një arritje madhore. Ky mentalitet vazhdon të ndikojë në shumë vende që dikur ishin nën sundimin komunist dhe shumë tjera me liderë që janë peng të kësaj ideologjie, përfshirë partinë që e kemi në pushtet”, ka shkruar Rukiqi.