Krasniqi: Kurti e Peci në Malishevë vizituan një fermer që është me VV-në, s’e njoftuan fare kryetarin e Komunës

18:13 | 10 Korrik 2024
krasniqi:-kurti-e-peci-ne-malisheve-vizituan-nje-fermer-qe-eshte-me-vv-ne,-s’e-njoftuan-fare-kryetarin-e-komunes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri Faton Peci kanë vizituar sot Komunën e Malishevës pa e njoftuar fare kryetarin e Komunës, Ekrem Kastratin.

Krasniqi thotë se në fshatin Bubavec, Kurti dhe Peci, kanë qëndruar në tokat e një fermeri që Krasniqi thotë se është kryetar i një dege të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë.

Nënkryetari Krasniqi ka thënë se Qeveria Kurti në vazhdimësi ka injororuar Komunën e Malishevës dhe qytetarët atje.

“S’është hera e parë. Qeveria në vazhdimësi e ka injoruar qytetarin e Malishevës”, ka thënë Krasniqi në frontal.

Komento: