
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Statistika të Kosovës, Avni Kastrati, për FrontOnline, ka treguar se pasnesër bëhet publikimi i rezultateve nga regjistrimi i popullsisë.
Ai thotë se krahasim me vitin 2011, kësaj here numri i popullsisë është më i vogël.
”Nesër ju dërgohet komunikata, pasnesër dalin rezultatet për regjistrimin e popullsisë. 2. Ne i publikojmë vetë. Numri i popullsisë është më i vogël se në vitin 2011. Nuk është vonuar publikimi i rezultateve, sepse jemi në afat ligjor deri me 24 gusht dhe kështu jemi një muaj e gjysmë përpara’’ tha Kastrati.