Kryeshefi i ASK-së tregon kur dalin pagesat për regjistruesit e popullësisë

19:32 | 10 Korrik 2024
kryeshefi-i-ask-se-tregon-kur-dalin-pagesat-per-regjistruesit-e-popullesise


‘’Pagesën e kemi bërë për një muaj ditë, 90 ditë e kemi ligj. Diku 500 vetë i kanë dhënë nga 13-14 shifra, sepse një pjesë e madhe për herë të parë kanë hapur llogari. Nesër dalin pagesat për 200 persona edhe për 40 të komunitetit’’ thotë ai.

Kastrati, thotë se pagesa bëhet 90 ditë pasi të përfundoj puna derisa ka kërkuar që ankuesit të drejtohen tek komisioni për pagesa.

‘’90 ditë pasi të bëhet puna bëhet pagesa edhe me ligj e kemi pasur. Ka komision, le ta vërtetojnë, pagesa bëhet bruto ai që i ka 2500 euro bruto, i ndalen diku 600 euro tatim dhe gjëra të tjera’’ tha ai për FrontOnline.

Për regjistrimin e popullsisë ishin angazhuar rreth 3500 regjistrues, derisa kanë qenë shtatë pyetësor që kanë qenë dashur të plotësohen. Ndryshe nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, këtë vit në këtë regjistrim, është shtuar edhe pyetësori për dëmet e luftës dhe pyetësori për regjistrimin e bashkatdhetarëve.

Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës detyrohet, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t`ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta në pyetësorët e Regjistrimit të Popullsisë./FrontOnline/

Komento: