
Është ndaluar nga Policia e Kosovës, sot rreth orës 13:00 në Lagjen e njohur si Qafa në Prishtinë, apo më saktë pranë lokalit të njohur ”Che Bar”, asamblisti më i votuar i LDK-së në Podujevë, Valon Demolli, shkruan FrontOnline.
Deri më tani nuk dihen arsyet e ndalimit të Demollit dhe të personit tjetër me emrin Zenel Jashari.
FrontOnline, ka provuar të merr deklaratë nga kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, por nuk ka pasur çasje telefoni i tij.