Arratisja e të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq, Elshani: Vendimi i Gjykatës na erdhi në ora 15:00, s’e gjetëm në shtëpi

21:24 | 10 Korrik 2024
arratisja-e-te-denuarit-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviq,-elshani:-vendimi-i-gjykates-na-erdhi-ne-ora-15:00,-s’e-gjetem-ne-shtepi

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë me datën 28 qershor 2024, ditën e shpalljes së aktgjykimit për vrasjen së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kishte caktuar edhe masën e paraburgimit ndaj Marko Roshiq, të cilin e kishte dënuar me 10 vjet burgim.

Por, i akuzuari Roshiq më të kuptuar vendimin e gjykatës për dënimin ndaj tij është arratisur dhe deri me tani rezulton i paarritshëm për Policinë e Kosovës.

Në aktvendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, thuhet se masa paraburgimi caktohet deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, duke mos e kaluar dënimin e vërtetuar-shqiptuar në kohëzgjatje prej 10 vite burgim.

Në aktvendim thuhet se Stacioni Policorë në Mitrovicën e Veriut, duhet të bëjë ekzekutimin e këtij aktvendimi dhe të dënuarin ta arrestojnë dhe ta njoftojnë gjykatën.

Komento: