
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku sonte në Context të ATV-së, ka thënë se për çdo një euro që është investuar nga fondet publike për Manifestën, ajo i ka kthyer 4.5 euro ekonomisë së vendit.
‘Politika jonë kulturore i ka disa komponenta dhe njëra nga to është rritja e mbështetjes financiare dhe pse besojmë në këtë është se mbështetja në kulturë kthen. Manisfesta ishte shembulli i fundit, edhe Dokufesti i sjellë poashtu të mirat. Manifesti ishte shembulli dhe për çdo një euro që është investuar nga fondet publike, ajo i ka kthyer 4.5 euro ekonomisë, kjo është edhe mundësi për artistët tanë, është edhe ekonomi, është edhe forcim. Prandaj hapi i radhës i politikës tonë kulturore është strategjia shtetërore’’, ka thënë Çeku.
Tutje ai folur edhe për shtëpinë e Xhafer Devës, ku tha se shpreson se punimet do të të përfundojnë në fund të muajit tjetër.
‘’Nuk e keni parë vizualisht. Nuk është zbuluar ende objekti sepse ende ka punime. Shpresoj të përfundoj në fund të muajit tjetër dhe atëherë e shihni se sa bukur dhe sa me profesionalizëm është punuar në shtëpinë e Xhafer Devës’’ Procesi ka filluar nga një projekt që është përkrahur nga BE, në partneritet nga Ministria e Kulturës”, ka thënë ministri.
Pjesë nga emisioni: