Sulmuesi i Liverpool shënoi golin ‘heroik’ ndaj Newcastle, por ja kujt ia dedikoi atë

12:57 | 05 Maj 2019

Divock Origi mbrëmë shënoi një nga golat më të rëndësishëm për Liverpoolin.

Sulmuesi belg shënoi golin e tri pikëve që do ta mbajnë në lojë skuadrën e Liverpool deri në vërshëllimën e fundit të këtij sezoni.

Ishte minuta e 86’ e ndeshjes së mbrëmshme kur pas harkimit fantastik të Xherdan Shaqirit, Origi dërgoi topin në rrjetë për 2:3.

Por, këtë gol, duket se sulmuesi belg ia ka dedikuar dikujt dhe këtë gjë e ka thënë edhe vet lojtari pas ndeshjes.

“Sot ishte një luftë e madhe, e dinim këtë edhe para ndeshjes. Nuk ishte e lehtë, por në fud ne treguam shpirtin luftarak dhe morëm tri pikët” ka thënë Origi për ‘Sky Sports’.

“Unë vetëm u mundova të bëj atë që mundem. Jam i lumtur për skuadrën. Ne kemi punuar shumë për këtë pjesë kruciale të sezonit. Ne vetëm luftuam për tri pikët” ka thënë belgu.

Tutje ai ka treguar edhe për dedikimin e golit, i cili siç duket ishte për të lënduarin Mohamed Salah.

“Ndiheshim sikur duhej ta bënim për Mo, i cili u zëvendësua. Ne ndiheshim sikur duhej të luftonim për tri pikët” ka thënë Origi.

Liverpool do të luaj në mesjavë si nikoqir i Barcelonës, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Komento: