Mas*akra në Srebrenicë, Osmani: Paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat

09:34 | 11 Korrik 2024
mas*akra-ne-srebrenice,-osmani:-paqja-e-qendrueshme-eshte-e-mundur-vetem-atehere-kur-ka-drejtesi-per-viktimat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat në masakrën në Srebrenicë nga forcat serbe, gjersa thekson se tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit.

“Sot, në Ditën Memoriale në shenjë të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura dhe ripërsërisim se paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi për viktimat”, shkruan ajo.

Komento: