Shabani i PDK-së: Qeveria po mashtron kinse ka rritur pagat

10:05 | 11 Korrik 2024
shabani-i-pdk-se:-qeveria-po-mashtron-kinse-ka-rritur-pagat


Nga Partia Demokrati e Kosovës (PDK) e kanë vlerësuar si mashtrim të pushtetit rritjen e pagës mesatare në vend. Isak Shabani, deputeti i kësaj partie, tha për Front Online se Qeveria Kurti ka dështuar në sferën e ekonomisë.

Sipas tij, zgjedhja e Bedri Hamzën si kryeministër, do ta zhvillonte ekonominë e vendit.

“Nuk ka ndryshim të pagave në krahasim me rritjen e inflacionit, nuk ekziston ajo rritje e pagave as për sektorit privat e publik. Ky është mashtrim i Qeverisë. Në regjion jemi në nivelin më të ulët. Dështimi më i madh është në sferën e ekonomisë. Ka stagnim në sferën e ekonomisë nëse vjen kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza do të ketë zgjidhje për ekonominë”, tha Shabani.

Komento: