Lekaj i AAK-së: Qeveria po shet lajme të rrema

12:41 | 11 Korrik 2024
lekaj:-kushtet-e-kurtit-jane-per-fushate-elektorale-dhe-loje-politike


Anëtari i Komisionit për Ekonomi, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj e ka cilësuar si lajm të rremë, deklaratat e pushtetit për rritjen e pagës mesatare.

Lekaj tha për Front Online se paga minimale është 250 euro në Kosovë.

“Deklaratat e figurave të pushteti janë përralla të llojit të vetë që provokojnë dhe tentojnë t’i shesin si lajme e arritje të Qeverisë Kurti. Shumica e qytetarëve po jeton me kushte minimale të ekzistencës, ku rroga e tyre minimale është 250 euro, e pëcjellur pa sigurime shëndetësore, pa shportë të mirëfilltë familjare, pa dinjitet e pa perspektivë për jetë”.

Deputeti Lekaj thotë se pushteti aktual as 40% e premtimeve s’do ti përmbush gjatë këtij mandati.

Komento: