
Edhe dy persona tjerë janë ndaluar për rastin e mashtrimit me lokalin në pronësi të komunës së Istogut, duke e çuar numrin në katër.
Këtë e konfirmoi për Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Ndalohen edhe dy persona tjerë për veprën penale “Mashtrimi””, tha ai.
Sot Express raportoi se dy persona janë arrestuar nën dyshimin se e kanë mashtruar një person duke ia shitur një lokal, që është në pronësi të komunës së Istogut.
Të dyshuarit janë F.K. dhe B.M. dhe ngarkohen me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Rasti është denoncuar nga viktima.