Rohde pasi VV miratoi ligjin për KPM: Nëse Kosova do të ecë shpejt drejt BE, ligjet e reja duhet të jenë në përputhje me standartet evropiane

15:44 | 11 Korrik 2024
rohde-pasi-vv-miratoi-ligjin-per-kpm:-nese-kosova-do-te-ece-shpejt-drejt-be,-ligjet-e-reja-duhet-te-jene-ne-perputhje-me-standartet-evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë miratuar ligjin për KPM-në pa i marrë fare parasysh rekomandimet e BE-së, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se nëse Kosova do të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE-së, atëherë çdo ligj të ri duhet ta bëjë plotësisht në përputhje me standardet e BE-së. Rohde shton se rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare janë injoruar.

“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt BE, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet e BE. BE, KiE dhe OSBE kanë dhënë opinionet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ai.

Komento: